Sporti

Zyrtare: Ferizaj prezanton transferimin e sulmuesit kamerunas

01/13/2026 20:47
nga:Mergim Rreci

FC Ferizaj ka njoftuar afrimin e Benato Bekima Claude.

Qendërsulmuesi vjen nga FC Riga (Letoni) dhe është gjithashtu pjesë e Kombëtares U21 të Kamerunit, transmeton GazetaBlic Sport.

“Me forcën, energjinë dhe instiktin e tij sulmues, Bekima pritet të jetë një shtysë e rëndësishme për repartin ofensiv dhe një investim me vlerë për të tashmen dhe të ardhmen e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

/GazetaBlic Sport/