Skuadra e Ferizajt ka transferuar sulmuesin Ade Oguns.
Sulmuesi vjen nga ekipi belg, Eupen, teksa ka eksperiencë në Venezuelë dhe Marok, shkruan GazetaBlic Sport.
Ferizaj ka njoftuar se futbollisti vjen në Kosovë në formë huazimi.
Ja njoftimi:
“Ade Oguns është përforcimi më i ri i FC Ferizaj
FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me sulmuesin Ade Oguns, i cili vjen nga klubi belg KAS Eupen
Oguns ka eksperiencë të gjerë ndërkombëtare, duke u dalluar si golashënues kryesor me Caracas FC në Venezuelë, si dhe si pjesë e klubit të njohur afrikan Wydad AC.
Marrëveshja është e formës së huazimit, ndërsa me ardhjen e tij FC Ferizaj synon të rrisë forcën dhe konkurrencën në repartin ofensiv.
Mirë se vjen WEDINGO dhe suksese me fanellën bardhekaltër”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


