Federico Chiesa ka fituar çmimin si lojtari më i mirë i Italisë për vitin 2021.
Chiesa me 46 për qind të votave, e ka mposhtur mesfushorin e Interit, Nicolò Barella me 20 për qind dhe mbrojtësin e krahut të Romës, Leonardo Spinazzola me 14 për qind, përcjell GazetaBlic Sport.
Chiesa është 24 vjeç dhe tashmë ka 37 paraqitje për Italinë, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë shtatë asistime.
Ai gjeti rrjetën dy herë gjatë EURO 2020, kundër Austrisë në raundin e 16-të dhe Spanjës në gjysmëfinale.
Spinazzola nuk ka luajtur që nga këputja e tendinit të Akilit gjatë çerekfinales së EURO 2020 kundër Belgjikës dhe deri atëherë kishte qenë padyshim lojtari më i mirë në turne.
Emrat e tjerë në listën e ngushtë ishin Gianluigi Donnarumma dhe Lorenzo Insigne.
U votua edhe lojtarja më e mirë e femrave, e cila shkoi për Cristiana Girelli.
/GazetaBlic Sport/


