Sporti

Zyrtare: FC Suhareka transferon Qemal Elshanin

07/04/2023 08:47
nga:Lorik J

Skuadra e FC Suharekës ka njoftuar mbrëmë në orët e vonshme transferimin e mesfushorit Qemal Elshani.

Elshani i cili është një mesfushor me shumë përvojë në futbollin vendor ka vendosur të vazhdojë karrierën tek ekipi i ri nga Suhareka, përcjell GazetaBlic Sport.

Ja njoftimi i klubit të FC Suharekës:

“?????? ??????? ????????? ?? ???????̈? ????̈.

Ju njoftojmë që njëri ndër mesfushorët më kualitativ të futbollit kosovar QEMAJL ELSHANI ka arritur marrëveshje me klubin tonë për të arritur synimet dhe objektivat tona.

Elshani vie pas një sezoni fantastik në Prizren te KF LIRIA ku arritën inkuadrimin në superligë duke ndihmuar klubin me gola e shumë asistime , Qema ndryshe është kampion i Kosovës me skuadrën e KF Feronikeli duke i fituar të gjitha trofetë e mundshme me skuadrën nga Drenasi dhe gjithashtu fitues të kupës me skuadrën e KF Besa e FC Prishtinën gjithashtu ka mbrojtur ngjyrat edhe të ; KF Drenica , KF Drenasi , etj.

Me ardhjen e Qemajlit mesfusha jonë bëhet edhe më e fortë duke shpresuar që të bashkuar mund ti arrijmë sukseset e rradhës”, shkruan FC Suhareka.

/GazetaBlic Sport