Sporti

Zyrtare: Fabregas i jep fund karrierës si futbollist

07/01/2023 19:22
nga:E K

Në moshën 36-vjeçare, mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas njoftoi këtë të shtunë se i vari këpucët dhe i dha fund karrierës së tij futbollistike, pasi sezonin e kaluar kishte luajtur për Como, në Serinë B italiane.

Fabregas filloi stërvitjen e tij në Barcelonë dhe në vitin 2003 u transferua në Arsenal, ku u bë qendër e vëmendjes pas paraqitjeve të mira me Gunners.

Në vitin 2011 ai u kthye në Camp Nou, ku qëndroi për tre sezone para se të largohej për në Chelsea. Katër vite e gjysmë në Stamford Bridge pasuan një periudhë më të vogël në Monaco, transmeton GazetaBlic Sport.

Me Spanjën, Cesc u bë kampion bote (2010) dhe kampion evropian dy herë (2008 dhe 2012). Në nivel klubesh ai fitoi 16 tituj.

“Me pikëllim të madh, ka ardhur momenti për të varur këpucët”, lexohet në fillim të publikimit të letrës së tij.