Evertoni ka konfirmuar se sulmuesi shqiptar, Armando Broja do të kthehet te Chelsea kur të skadojë zyrtarisht periudha e tij e huazimit në fund të muajit të ardhshëm.
Broja iu bashkua Toffees në ditën e fundit të afatit të transferimeve të verës së kaluar në një përpjekje për të forcuar opsionet sulmuese të Evertonit. Megjithatë, 22-vjeçari bëri vetëm 11 paraqitje, duke mos arritur të shënojë asnjë gol.
Lojtari shqiptar është një nga katër të huazuarit që largohen nga Goodison Park. Broja tani kthehet në Stamford Bridge, ku e ardhmja e tij mbetet e pasigurt mes planeve aktive të Chelseat për të riformësuar vijën e tyre sulmuese këtë verë.
/GazetaBlic Sport


