Sporti

Zyrtare: Etrit Halimi largohet nga FC Vushtrria

07/11/2023 18:00
nga:Lorik J

Futbollisti, Etrit Halimi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me ekipin e Vushtrrisë.

Mbrojtësi i djathtë, Halimi përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur që në edicionin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Vushtrrisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni postimin e tij (pa ndërhyrje):

“Permes ketij postimi ju njoftoj se kontrata ime me klubin e fc ,,Vushtrria” ka perfundu dhe tani jam lojtar i lire.
Falenderoj kryesine, shtabin teknik, bashklojtaret dhe ne veqanti tifozerin, Forca’ per kohen dhe momentet qe kemi kaluar se bashku gjat kesaj kohe”, shkruan Etrit Halimi.

/GazetaBlic Sport