Sporti

Zyrtare: Erling Haaland shpallet lojtari më i mirë i muajit prill në Premierligë

05/12/2023 12:18
nga:E K

Erling Haaland ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit prill.

Sulmuesi norvegjez pati një muaj fantastik duke thyer rekorde që qëndronin me vite në Premierligë, shkruan GazetaBlic Sport.

Haaland u bë lojtari me më së shumti gola të shënuar brenda një sezoni në ligën angleze, kurse gjatë muajit prill shënoi gjithsej 6 gola në ndeshje të vështira që u ballafaqua Manchester City duke përfshirë edhe derbin që u cilësua si ndeshja direkte për titull ndaj Arsenalit.