Sporti

Zyrtare: Eriksen ftohet nga kombëtarja e Danimarkës për ndeshjen e marsit

03/15/2022 11:48
nga:L J

Christian Eriksen është përfshirë në skuadrën e Danimarkës për miqësoret e ardhshme të marsit kundër Holandës dhe Serbisë.

Është hera e parë që lojtari i Brentfordit thirret në kombëtare që nga ataku kardiak që e pësoi në fushë gjatë një ndeshjeje kundër Finlandës në Euro 2020 në Kopenhagë verën e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.

Danimarka do të luajë ndaj Holandës me 26 mars, kurse tre ditë më vonë ballafaqohet me Serbinë.

/GazetaBlic Sport