Sporti

Zyrtare: Erdin Hashani emërohet ndihmës trajner tek FC Prishtina

01/06/2026 18:40
nga:Lorik J

Stafit teknik të FC Prishtinës i është bashkuar Erdin Hashani, i cili do të ushtrojë detyrën e ndihmës trajnerit të ekipit të parë.

Klubi i Prishtinës ka njoftuar se nga sot, Erdin Hashani është angazhuar me ekipin si ndihmës i Afrim Toverlanit, shkruan GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni njoftimin e klubit:

“Hashani sjell me vete përvojë të vlefshme në rolin e trajnerit, duke udhëhequr më parë skuadra nga Liga e Parë si Vjosa, Vllaznia e Pozharanit dhe Flamurtari. Po ashtu, ai ka përvojë edhe me Kombëtaren U18 të Kosovës, duke qenë pjesë e stafit teknik.

Në të kaluarën, Erdin Hashani ka qenë edhe futbollist i FC Prishtinës, duke e njohur mirë kulturën, vlerat dhe objektivat e klubit”, shkruhet ndër të tjerash.

/GazetaBlic Sport