Sporti

Zyrtare: Enis Bardhi largohet nga Turqia

01/15/2025 13:56
nga:Lorik J

Trabzonspor bëri të ditur se Enis Bardhit i është shkëputur reciprokisht kontrata.

“Kontrata e futbollistit profesionist ndërmjet klubit tonë dhe futbollistit tonë profesionist Enis Bardhi, duke filluar nga data 11.08.2022 dhe përfundon më 31.05.2025, është ndërprerë reciprokisht. Sipas marrëveshjes, lojtarit nuk do t’i paguhet asnjë kompensim për përfundimin e kontratës”, shkroi Trabzonspori në faqen zyrtare të klubit.

Bardhi i cili ishte pjesë e klubit qe dy sezone e gjysmë, ka realizuar 12 gola në 69 paraqitje për ekipin turk.

/GazetaBlic Sport