Sot po mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët në futboll nga FIFA.
“FIFA The Best” është evenimenti ku ndahen çmimet për më të dalluarit në futboll si çmimi i lojtarit dhe trajnerit më të mirë të vitit, shkruan GazetaBlic Sport.
Portieri më i mirë i vitit u zgjodh Emiliano Martinez i cili mposhti në garë Courtois dhe Yassine Bounou.
/GazetaBlic Sport/


