Sporti

ZYRTARE: Emerson i bashkohet Lyonit

08/19/2021 21:39
nga:E K

Emerson Palmieri ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij të huazimit nga Chelsea në Lyon.

Reprezentuesi italian ishte pjesë e skuadrës italiane që fitoi “EURO 2020” këtë verë dhe po kërkonte më shumë hapësirë për të luajtur, të cilën nuk e gjeti te Chelsea, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai kishte qenë pranë Napolit dhe ishte përmendur për një rikthim të mundshëm te Roma, por italiani iu bashkua Lyonit në huazim për një sezon.

Lyon nuk e ka mundësinë e blerjes të Emersonit në fund të sezonit.

/GazetaBlic Sport/