Skuadra e Llapit ka arritur marrëveshje me mesfushorin Elton Vllasa.
Vllasa shihet si talent premtues në ekipin llapjan, teksa tani Batatina i ka besuar me një kontratë 4 vjeçare, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi i Llapit e ka bërë të ditur këtë me anë të një postimi në Facebook:
“????? ?????????? ????? ?????? ??̈???????? ????????̈ ?-????̧??? ?? ??????
19-vjeçari, Elton Vllasa sot në ditën e lindjes së tij ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me klubin tonë.
Mesfushori me tipare defanzive ka qenë prej futbollistëve me më së shumti paraqitje për ekipin U-19 dhe prej më meritorëve që ky ekip arriti të shpallej kampion.
Ai në prani të Drejtorit të ri Sportiv, Mentor Zhdrella ka hedhur firmën për 4-vitet e ardhshme.
Vllasa vlerësohet si futbollist potencial, i aftë për të përfaqësuar klubin tonë në një të ardhme të afërt.
Klubi ynë është i kënaqur që futbollistët me potencial si Vllasa kanë vendosur t’i besojnë projektit tonë për një karrierë të ndritur.
Suksese Elton, na priftë e mbara së bashku”, shkruhet në deklaratë.
/GazetaBlic Sport


