Sporti

Zyrtare: El Shaarawy rinovon kontratën me Romën

07/02/2023 09:28
nga:Lorik J

Anësori i majtë, Stephan El Shaarawy ka rinovuar kontratën këtë të shtunë me klubin e Romës.

“A mendon se nuk do të kthehem? Prisni dhe do ta shihni”, kishte qenë video e shpërndarë nga El Shaarawy në faqet e tij në rrjetet sociale dhe dyshimet për rinovim u rritën, përcjell GazetaBlic Sport.

Por, rinovimi ishte skenari i dëshiruar nga të dyja palët. ‘Faraoni’ ka qenë jashtëzakonisht i dobishëm me Mourinhon, pasi ka luajtur 42 ndeshje në sezonin e kaluar (2022/23), me nëntë gola dhe gjashtë asistime.

Shihni videon kurioze të shpërndarë në një ‘tweet’ nga Roma, duke zyrtarizuar rinovimin edhe për një vit, deri në qershor 2024.