Sporti

Zyrtare: Ekipi i Serie A shkarkon trajnerin

03/18/2026 16:05
nga:L J

Ekipi i Cremoneses që po lufton për mbijetesë në Serie A, ka shkarkuar trajnerin e tij kryesor Davide Nicola.

“Cremonese njofton se Davide Nicola është liruar nga detyrat e tij si trajner kryesor i ekipit të parë. Klubi shpreh mirënjohjen e tij për trajnerin dhe stafin e tij për profesionalizmin dhe përkushtimin që kanë treguar në punën e tyre të përditshme që nga mbërritja në Kremona”, shkroi ekipi italian.

Të hënën, skuadra e Davide Nicolës humbi 1:4 ndaj rivalit të tyre të drejtpërdrejtë në luftën për mbijetesë, Fiorentina, gjë që çoi në shkarkimin e tij sot.

Sipas Corriere della Sera, Cremonese pritet të njoftojë emërimin e ish-trajnerit të Lecces, Marco Giampaolo, me një kontratë 18-mujore.

/GazetaBlic Sport