Sporti

Zyrtare: Ekipi i madh gjerman shkarkon trajnerin

12/05/2021 10:53
nga:Lorik J

RB Leipzig ka shkarkuar trajnerin amerikan Jesse Marsch pas humbjes së tyre ndaj Union Berlin.

48-vjeçari ka paguar çmimin përfundimtar për fillimin e dobët të ekipit në sezonin 2021-2022, përcjell GazetaBlic Sport.

Marsch fillimisht u zgjodh për të zëvendësuar Julian Nagelsmann, por pas startit të dobët, ai u zëvendësua.

48-vjeçari është liruar nga detyrat e tij pas vetëm tre muajsh. Humbja 2-1 ndaj Union Berlin të premten doli të ishte ndeshja e fundit për Marsch, teksa ndihmësi i tij, Achim Beierlorzer tani do të marrë drejtimin e ekipit të parë derisa të gjendet një zëvendësues i përhershëm.

“RB Leipzig dhe trajneri Jesse Marsch kanë rënë dakord reciprokisht për ndarje”, thuhet në një deklaratë zyrtare në faqen e Leipzig.

/GazetaBlic Sport