Gjyqtari i njohur kosovar, Egzon Dakaj ka njoftuar se po tërhiqet nga puna e tij në FFK.
Dakaj ka njoftuar se për shkaqe shëndetësore nuk do jetë më gjyqtar në futbollin tonë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Të dashur shokë dhe shoqe nga komuniteti sportiv, për shkaqe të mija shëndetësore më nuk do të jem pjesë e referimit në FFK. Me respekt, Egzon Dakaj”, ka shkruar ai në Facebook.
/GazetaBlic Sport



