Sporti

Zyrtare: Egzon Belica largohet nga Shkëndija

01/08/2026 15:21
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi Egzon Belica nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në vazhdim të sezonit.

Shkëndija ka falënderuar lojtarin për kontributin dhe profesionalizmin e treguar, transmeton GazetaBlic Sport.

Lojtari dhe kryesia në diskutim të përbashkët vlerësuan se në këtë moment interes i dy palëve është që futbollisti të kërkojë mjedis ku do të ketë më shumë hapsira për të luajtur.

Belica u transferua në Shkëndijë në merkaton e verës së shkuar (2025) për të shtuar konkurencën në situatë kur klubi garonte në tre fronte, kampionatin vendor, Kupën e vendit dhe UEFA Conference League.

/GazetaBlic Sport/