Skuadra e Dritës e ka zyrtarizuar transferimin e Egzon Bejtullait.
GazetaBlic Sport raportoi pak më herët që futbollisti ka arritur sot në Antalia dhe se zyrtarizimi ishte çështje kohe.
“Kemi knaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e Egzon Bejtullait në radhët tona.
Egzoni sot i është bashkuar ekipit në Antalya të Turqis ku është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku.
Egzoni ka nënshkruar marrëveshje me klubin për dy vite e gjysëm dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2026”, thuhet në njoftimin e klubit.
/GazetaBlic Sport/