Ederson ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare me Manchester City.
Portieri rinovoi sot kontratën që e mban atë në ‘Etihad’ deri në verën e vitit 2026, duke e zgjatur angazhimin e tij në klub – njofton Manchester City, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ky ishte një vendim i lehtë për mua,” tha ai për Mancity.com.
“Të jesh pjesë e një prej skuadrave më të mira në futbollin botëror dhe të garosh për trofe vit pas viti është ajo që dëshiron çdo futbollist, dhe kjo është mundësia që të jepet te City. Ne kemi një trajner të jashtëzakonshëm. Puna me të ka qenë një nga përvojat më të mëdha të karrierës sime”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


