Futbollisti i njohur, Eden Hazard ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar.
Hazard i cili ka luajtur për Belgjikën ka njoftuar se paraqitjet e tij në kombëtaren belge në Botëror kanë qenë të fundit, përcjell GazetaBlic Sport.
Sulmuesi njoftoi pensionimin e tij nga futbolli ndërkombëtar me anë të një postimi në Instagram, ku shkruan:
“Sot është mbyllur një faqe… Faleminderit për dashurinë tuaj. Faleminderit për mbështetjen tuaj të pashoqe. Faleminderit për gjithë këtë lumturi të përbashkët që nga viti 2008. Kam vendosur t’i jap fund karrierës sime ndërkombëtare. Do të më mungoni…”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport



