Skuadra kosovare, KF Dukagjini ka njoftuar për transferimin e Albion Pllanës.
Pllana do të luajë për ekipin e Dukagjinit në edicionin e ardhshëm, ashtu siç raportoi GazetaBlic Sport disa orë më parë.
Më poshtë keni njoftimin e klubit nga Klina:
“Pllana do të vishet bardhegjelbër!
Futbollisti Albion Pllana ka nënshkruar kontratë me klubin tonë. Ai luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe vjen nga skuadra e Trepçës ’89, me të cilën është paraqitur në pesëdhjetë ndeshje, duke realizuar tri gola dhe tri asistime. Pllana është aktivizuar edhe me kombëtaret U19 dhe U21 të Kosovës.
Mirë se vjen Albion Pllana”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


