Sporti

Zyrtare: Drita prezanton Rron Brojën, këto janë detajet e transferimit të tij

08/03/2021 13:48
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Dritës e ka prezantuar transferimin e ri dhe me shumë potencial, Rron Broja.

Broja vjen nga Partizani, atje ku ishte pjesë e kësaj skuadre tash e disa vite, përcjell GazetaBlic Sport. 

Marrëveshja mes palëve është arritur deri në qershor të 2023.

Rroni do të bartë fanellën me numrin 4, i cili është edhe numri i tij i preferuar