Sporti

Zyrtare: Drita e Shkëndija mësojnë nesër kundërshtarët në Conference League

08/28/2025 22:30
nga:Lorik J

Shorti për fazën e ligës së Ligës së Konferencës së Evropës zhvillohet të premten në Monaco.

Faza e ligës fillon më 2 tetor dhe zgjat deri më 18 dhjetor.

Shorti hidhet nesër me fillim nga ora 13:00. Uefa.com do të ofrojë një transmetim të drejtpërdrejtë në faqen e tyre të internetit dhe kanalin në YouTube.

Skuadra kosovare, Drita dhe ajo shqiptare, Shkëndija do të mësojnë nesër kundërshtarët e tyre.

/GazetaBlic Sport