Sporti

Zyrtare: Drenica e shkarkon trajnerin Bekim Shotani

02/22/2023 18:09
nga:Lorik J

Skuadra e Drenicës ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e tyre, Bekim Shotani.

Drenica ka humbur ndaj Gjilanit sot me rezultatin 1:2, duke mbetur në vendin e parafundit në tabelë, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas këtij ballafaqimi, Drenica ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Bekim Shotanin.

Ja njoftimi i tyre:

“Klubi ndanë rrugët me trajnerin Bekim Shotani!
Pas disfatës së sotme, ndaj SC Gjilanit në kuadër të xhiros 21-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, klubi dhe trajneri kanë vendosur për nderprerjën e bashkëpunimit. Falenderojmë trajnerin Bekim Shotani për punën dhe angazhimin e deri tanishëm, duke i uruar suksese në vazhdim”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport