Sporti

Zyrtare: Dinamo Ferizaj mbetet pa trajner pak ditë para barazhit me Lirinë

05/25/2026 15:59
nga:L J

Përmes një deklarate në Facebook, trajneri Egzon Shabani ka bërë të ditur largimin e tij nga drejtimi i FC Dinamo Ferizaj, duke theksuar se vendimi është marrë për arsye personale.

“Nga një periudhë e rëndësishme te FC Dinamo, kam marrë vendimin të largohem nga detyra e trajnerit për arsye personale”, shkruan Shabani në mesazhin e tij.

Ai ka falënderuar drejtuesit e klubit, futbollistët, stafin dhe tifozët për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë gjithë periudhës së tij në klub, ndërsa e cilësoi si “kënaqësi dhe privilegj” eksperiencën te Dinamo.

Në fund të deklaratës, Shabani i uroi klubit suksese dhe rezultate sa më të mira në vazhdim.

Kujtojmë se Dinamo do të luajë në barazh me Lirinë pas pak ditësh.

/GazetaBlic Sport