Sporti

Zyrtare: Diego Lopez bëhet trajner i portierëve tek ekipi i të rinjëve te Real Madridi

05/29/2025 23:44
nga:Lorik J

Diego Lopez është rikthyer te Real Madridi pas 12 vitesh për t’u bërë një nga trajnerët e portierëve të klubit, raporton Marca.

Lopez nuk do të punojë me ekipin e parë, por do të bashkojë forcat për të ndihmuar Alvaro Arbeloan te Real Madrid Castilla.

Real Madridi nënshkroi me Lopezin për një periudhë të shkurtër në vitin 2013, pasi Iker Casillas pësoi një dëmtim.

Lopez tani është i ngarkuar me përgatitjen e portierëve në Castilla, ndërsa Los Blancos bëjnë ndryshime rrënjësore në të gjithë klubin.

/GazetaBlic Sport