Ronald Koeman është dënuar për dy ndeshje pas kartonit të kuq që ka marrë në ndeshjen ndaj Grandas.
Ai u përjashtua në ndeshjen e mbrëmshme pasi që sipas mediave spanjolle iu drejtuar gjyqtarit me fjalët “Çfarë karakteri”, përcjell GazetaBlic.
Kjo ka bërë që ai të dënohet me dy ndeshje mungesë në stolin e Blaugranëve.
Ajo që e rëndon edhe më tepër këtë situatë është fakti që ai nuk do të jetë në stol në dy ndeshjet vendimtare për titullin kampion.
Koeman do të mungojë ndaj Valencias dhe ndaj Atletico Madridit, të dy këto ndeshje mund të jenë përcaktuese për titullin e La Ligas.
/GazetaBlic/


