Sporti

Zyrtare: David Coote shkarkohet nga detyra, nuk është më gjyqtar i Premierligës, shkak video-skandali kundër Liverpoolit

12/09/2024 17:12
nga:Lorik J

David Coote është shkarkuar nga PGMOL si gjyqtar i Premierligës pas një sërë skandalesh rreth sjelljes së tij.

Në një deklaratë thuhej: “Pas përfundimit të një hetimi të plotë mbi sjelljen e David Coote, punësimi i tij me PGMOL është ndërprerë sot me efekt të menjëhershëm.

“Veprimet e David Coote u konstatuan se ishin në shkelje të rëndë të dispozitave të kontratës së tij të punës, me pozicionin e tij që u konsiderua i pambrojtur.

“Mbështetja e David Coote vazhdon të jetë e rëndësishme për ne dhe ne mbetemi të përkushtuar për mirëqenien e tij. David Coote ka të drejtë të apelojë vendimin për ndërprerjen e punës së tij.”

Kujtojmë se para pak kohësh, David Coote u pa në një video ku shihej duke sharë trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe klubin e ‘Reds’.

/GazetaBlic Sport/