Sporti

Zyrtare: Dashnor Balaj largohet nga Ballkani

07/02/2023 13:49
nga:Lorik J

Balaj nuk do jetë më pjesë e kampionit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një njoftimi zyrtar në faqen e tyre.

Portieri ka qenë pjesë e ekipit nga Suhareka prej vitesh.

Më poshtë keni njoftimim e klubit (pa ndërhyrje).

“Të dashur tifozë,

Portjeri Dashnor Balaj, i cili për 6 vjet ka qenë pjesë e FC BALLKANIT, nga shkolla e futbollit e deri te ekipi i parë, më nuk do të jetë pjesë e skuadrës tonë.

Klubi i dëshiron shumë suksese në rrugëtimin e ri dhe e falenderon për kontributin e dhënë në Ballkan.

Të priftë e mbara Dashi