Dashmir Elezi, Ronald Sobowale dhe Junior Ngatta janë larguar edhe zyrtarisht nga skuadra e Prishtinës.
Elezi dhe Sobowale janë larguar me marrëveshje të dyanshme, kurse Ngatta i ka përfunduar kontrata dhe nuk kanë gjetur akord për bashkëpunim të mëtutjeshëm, shkruan GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni njoftimin e klubit:
“FC Prishtina njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët Dashmir Elezi, Ronald Sobowale dhe Junior Ngatta.
Elezi dhe Sobowale, më marrëveshje të dy anëshme i kanë shkëputur kontratat, ndërkohë Ngattas i ka përfunduar kontrata.
Klubi i falënderon futbollistët për kontributin e tyre në edicionin që përfundoi me triumfin në Kupën e Kosovës dhe ju uron suksese në vazhdimin e karrierës së tyre”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


