Sporti

Zyrtare: Dashmir Elezi bën hapin e madh, transferohet tek Lokomotiva Zagreb

01/09/2024 09:24
nga:Mergim Rreci

Dashmir Elezi edhe zyrtarisht është lojtar i Lokomotiva Zagreb.

Mëngjesin e sotëm, Shkëndija e Tetovës ka komunikuar shitjen e sulmuesit 19 vjeçar te skuadra kroate. Punë e mirë e tetovarëve që përveç dëmshpërblimit, mbajnë 10% nga vlera e kartonit të tashmë ish-futbollistit të tyre.

Transferimi i Elezit në Zagreb ndodh me ndërmjetësim të agjentit shkupjan Meriton Berisha, i cili përfaqëson lojtarin tashmë e sa vite, derisa bashkëpunimi i tij me Lokomotiva-n s’është ndonjë risi, pasi kohë më parë te e njejta skuadër transferoi Feta Fetain e Rabotniçkit.