Nottingham Forest ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e Dan Ndoye me një kontratë pesëvjeçare nga skuadra e Serie A, Bologna.
Marrëveshja thuhet se vlen 40 milionë euro plus 5 milionë euro shtesë.
Ndoye luajti një rol vendimtar në sezonin historik të Bolognas, duke shënuar golin e fitores në finalen e Kupës së Italisë – trofeu i parë i madh i klubit në më shumë se pesë dekada.
Anësori 24-vjeçar bëri 41 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke përfshirë të tetë ndeshjet e Bolognas në Ligën e Kampionëve. Ai e mbylli sezonin me 9 gola dhe 6 asiste.
/GazetaBlic Sport


