Zlatko Dalic mbetet trajner i Kroacisë edhe pas Kupës së Botës në Katar në vitin 2022, konfirmoi HNS.
Ai ka rinovuar kontratën edhe për tre vitet e ardhshme me kombëtaren kroate.
Dalic mori kombëtaren kroate në tetor të 2017-ës dhe arriti ta çojë në Botërorin e Rusisë për shkak të një situate të vështirë. Në Rusi, Dalic udhëhoqi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës, ku fitoi medaljen e argjendtë, përcjell GazetaBlic Sport.
Në selinë e Federatës Kroate të Futbollit, presidenti Kustic dhe përzgjedhësi Dalic ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin.
“Falënderoj Presidentin Kustic dhe kryesinë e Federatës për këtë besim. E kam thënë shumë herë se për mua nuk ka krenari më të madhe se të drejtoj kombëtaren e Kroacisë. Jam i bindur se do të kemi një atmosferë të paharrueshme dhe mbështetjen e tifozëve tanë dhe ky imazh është një motiv i jashtëzakonshëm për mua që të vazhdoj punën”, tha trajneri Dalic.
/GazetaBlic Sport


