NK Osijek ka blinduar me kontratë të re Mirlind Dakun.
Daku ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Osijekun.
Sulmuesi kishte kontratë deri në vitin 2022, ndërsa tani e ka zgjatur edhe për dy vite të tjera të vlefshme deri në qershor të vitit 2024.
Futbollisti i Kosovës kishte debutimin e tij për ekipin kroat në raundin e fundit kundër Hrvatski Dragovoljac.
Daku është shprehur i lumtur me vazhdimin e kontratës:
“Sigurisht, jam i kënaqur që jam në planet afatgjata të klubit, gjë që konfirmohet nga kontrata e re. Mua më takon të stërvitem mirë dhe të pres shansin tim, duke shpresuar se mund ta shfrytëzoj”, tha ai.
“Konkurrenca është e mirë, por gjithashtu më inkurajon të bëj edhe më mirë. Më vjen mirë që jam përsëri në Osijek, i kam kaluar përgatitjet dhe jam gati të përmbush pritjet e trajnerit. Unë gjithmonë besoj në veten time dhe do të përpiqem të imponohem edhe më shumë, përfundoi Mirlind Daku.


