Sporti

Zyrtare: Cristiano Ronaldo fiton çmimin e futbollistit më të mirë tek Manchester United

06/04/2022 13:48
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga Manchester United.

Sulmuesi portugez fitoi këtë çmim për herë të katërt tek kjo skuadër, përcjell GazetaBlic Sport.

CR7 e kishte fituar tashmë këtë trofe në 2003/04, 2006/07 dhe 2007/08.

Reprezentuesi portugez u rikthye këtë sezon te Djajtë e Kuq dhe e mbylli sezonin me 24 gola dhe tre asistime në 38 ndeshje.

Portieri David De Gea ishte i vetmi lojtar që e kishte fituar këtë çmim katër herë.