Correa është lojtari më i ri i Inter.
Inter e ka zyrtarizuar transferimin e Correas, pasi lojtari i ka kaluar me sukses testet mjekësore te Kampioni i Italisë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Gazzeta dello Sport” raporton se Correa sot do të zhvillojë stërvitjet me skuadrën e Inzaghit, ndërsa trajneri i Inter pritet t’a ftojë atë për ndeshjen ndaj Veronas.
Inter arriti marrëveshje me Lazion për huazimin e tij kurse kampioni i Italisë do jetë i detyruar t’a blejë kartonin e tij sezonin tjetër për 30 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/


