Sporti

Zyrtare: Correa mungon ndaj Real Madridit

12/06/2021 12:11
nga:Lorik J

Interi ka konfirmuar se sulmuesi i tyre Joaquín Correa ka pësuar një dëmtim.

Si pasojë e dëmtimit ai do të humbasë ndeshjen e nesërme në Champions League kundër Real Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.

Nerazzurrët tashmë janë kualifikuar në fazën e eliminimit, por mund të fitojnë grupin e tyre nëse mposhtin skuadrën e Carlo Ancelottit në Bernabeu.

“Joaquin Correa iu nënshtrua testeve në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano”, thuhej në deklaratë.

“Ekzaminimi vuri në pah një lëndim muskulor në kofshën e majtë. Lojtari do të rivlerësohet javën e ardhshme.”

Correa ka shënuar katër gola në 16 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

/GazetaBlic Sport