Sporti

Zyrtare: Conceicao largohet nga Milani

05/29/2025 21:51
nga:Lorik J

AC Milan ka njoftuar se është ndarë nga trajneri kryesor Sergio Conceicao, me efekt të menjëhershëm.

Në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare të internetit, klubi shkruan: “AC Milan dhe Sérgio Conceição nuk do ta vazhdojnë udhëtimin e tyre së bashku sezonin e ardhshëm.

“Klubi dëshiron të falënderojë Sérgio-n dhe stafin e tij për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës që kanë drejtuar Ekipin e Parë gjatë muajve të fundit.

“Familja e AC Milan ndahet nga trajneri që fitoi trofeun e 50-të në historinë e Klubit, duke i uruar atij më të mirën për të ardhmen.”

Massimiliano Allegri besohet se tashmë e ka nënshkruar kontratën e tij për të siguruar një rikthim në klub 11 vjet pas largimit, sipas raportimeve të së enjtes në mbrëmje.

/GazetaBlic Sport