Chelsea njoftoi transferimit të sulmuesit 20-vjeçar të Bregut të Fildishtë, David Datro Fofana, i cili do t’i bashkohet sapo të hapet merkato e transferimeve të janarit.
Ylli i Molde do të përfundojë një lëvizje në klubin perëndimor të Londrës për 10.6 milionë funte, përcjell GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi i Chelseat:
“Chelsea FC ka arritur një paramarrëveshje me Molde FK për transferimin e David Datro Fofana.
Sulmuesi 20-vjeçar do t’i bashkohet Bluve më 1 janar 2023. Mezi presim ta mirëpresim Davidin në klub”, shkuhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


