Sporti

Zyrtare: Chelsea transferon sulmuesin e talentuar të Villarrealit

06/30/2023 20:45
nga:E K

Nicolas Jackson është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Chelsea-t.

“Blutë” e Londrës bëjnë me dije përmes rrjeteve sociale se sulmuesi senegalez do të jetë pjesë e ekipit të tyre për tetë sezone.

Jackson largohet nga Villarreal, me të cilët sezonin e kaluar shënoi 13 gola dhe dha 5 asistime në 38 ndeshje.