Sporti

Zyrtare: Chelsea konfirmon largimin e Pochettino

05/21/2024 20:24
nga:Mergim Rreci

Chelsea ka konfirmuar se klubi dhe Mauricio Pochettino kanë rënë dakord për të shkëputur bashkëpunimin.

Drejtorët sportiv Laurence Stewart dhe Paul Winstanley thanë: “Në emër të të gjithëve në Chelsea, ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për Mauricio për shërbimin e tij këtë sezon. Ai do të jetë i mirëpritur të kthehet në Stamford Bridge në çdo kohë dhe ne i urojmë të gjitha më të mirat në karrierën e tij të ardhshme si trajner”, transmeton GazetaBlic Sport.

Mauricio Pochettino tha: “Faleminderit grupit të pronësisë së Chelsea dhe drejtorëve sportivë për mundësinë për të qenë pjesë e historisë së këtij klubi futbolli. Klubi tani është i pozicionuar mirë për të vazhduar të ecë përpara në Premier League dhe Evropë në vitet në vijim.’

Jesus Perez, Miguel d’Agostino, Toni Jimenez dhe Sebastiano Pochettino janë larguar nga  klubi së bashku me Mauricio.

/GazetaBlic Sport/