Chelsea ka njoftuar se në takimet e bordit të klubit do të ketë edhe fansa të klubit.
Me këtë gjë, Chelsea thotë se do të ndëgjohen edhe zërat e fansave për vendimet e rëndësishme në lidhje me klubin, shkruan GazetaBlic Sport.
Në takimet të bordit do të marrin pjesë tre tifozë që do të zgjedhen nga fansat e Chelseat për ti përfaqësuar qëndrimet e tyre.
Përzgjedhja e përfaqësuesëve do të bëhet në çdo fillim të sezonit të ri.
Megjithatë, përfaqësuesit e tifozëve nuk do të kenë të drejtë vote në lidhje me lojtarët, stafin apo akademin e klubit.
Forumi i fansave të Chelseat do të jetë i informuar në lidhje me vendimet e klubit nga ana e këtyre përfaqësuesëve.
Ata do të marrin pjesë së paku në 4 takime të bordit të klubit, por nëse është e nevojshme ky numër mund edhe të rritet.
Club statement on supporter presence at board meetings.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 4, 2021
/GazetaBlic Sport/


