Zyrtarisht ka përfunduar shitja e klubit londinez, Chelsea.
Chelsea tashmë ka një pronar të ri dhe ai është Todd Boehly me partnerët e tij.
Këtë e ka bërë të ditur vet klubi me anë të një komunikate në rrjetet e tyre sociale.
“Klubi i Futbollit Chelsea mund të konfirmojë se një marrëveshje përfundimtare është arritur mbrëmë për t’i shitur klubin konsorciumit Todd Boehly/Clearlake Capital”.
“Pritet që transaksioni të përfundojë të hënën. Klubi do të përditësoj (informata) më tej në atë kohë”, thuhet në njoftimin e Chelseatt.
Roman Abramovich u detyrua ta shesë Chelsea, pasi Mbretëria e Bashkuar e cilësuan atë si një person të afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin që po vazhdon agresionin e tyre ndaj Ukrainës.
? OFFICIAL! Chelsea confirm that a final and definitive agreement was reached last night for the sale of the club. ?
The transaction is expected to close on Monday.
(Source: @chelseafc)
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) May 28, 2022


