Në një postim zyrtar, Valencia konfirmoi se ka arritur një marrëveshje me Edinson Cavanin për “lirimin kontraktual” të sulmuesit uruguaian.
Një hap i pritshëm pasi Cavani nuk ishte përfshirë në planet e trajnerit Rubén Baraja për sezonin 2023/24, pasi sezonin e kaluar kishte shënuar 7 gola në 28 ndeshje, përcjell GazetaBlic Sport.
Cavani mbërriti në Valencia në vitin 2022 nga Manchester United dhe kishte edhe një vit kontratë. Sipas gazetës Marca, në negociatat me drejtuesit e klubit, lojtari 36-vjeçar ka siguruar një pjesë të pagave për vitin e fundit të kontratës dhe gjithashtu dëmshpërblim për vëllain dhe agjentin e tij.
Kështu, uruguaiani është i lirë të nënshkruajë për Boca Juniors, një klub me të cilin ai tashmë po negocionte.
/GazetaBlic Sport/


