Barcelona ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e Joao Cancelos, i cili i bashkohet klubit në formë huazimi deri në fund të sezonit nga Al Hilal.
Portugezi do të veshë fanellën me numrin 2 për katalanasit. Ai nënshkroi kontratën e tij të martën në zyrat e klubit, përpara presidentit të Barçës, Joan Laporta, nënkryetarit të parë Rafael Juste, anëtarit të bordit, Joan Soler, dhe drejtorit, Deco.
Mbrojtësi e veshi uniformën e Barcelonës në sezonin 2023/24, kur u bashkua me ekipin në formë huazimi nga Manchester City.
Pasi kontrata e tij e transferimit skadoi më 30 qershor 2024, ai u transferua te Al Hilal.
/GazetaBlic Sport

