Kupa e Botës 2022

ZYRTARE: Caktohet gjyqtari kryesor për finalen mes Argjentinës dhe Francës

12/15/2022 18:20
nga:E K

Argjentina dhe Franca janë dy finalistët e Kupës së Botës “Katar 2022”.

E diela do jetë dita përcaktuese se cila nga këto dy kombëtare do ta fitojë trofeun më prestigjioz në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Tashmë është caktuar edhe gjyqtari kryesor i këtij dueli.

Gjyqtari polak, Szymon Marciniak do jetë ai i cili do ta ndajë drejtësinë në finalen e madhe të Katarit.

Szymon Marciniak ka drejtuar edhe dy ndeshje të këtyre dy kombëtareve atë mes Francës dhe Danimarkës dhe Argjentinës me Australinë.

/GazetaBlic Sport/