Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli është rikthyer tek Malisheva.
Klubi i Malishevës ndau rrugët me Elon Berishën pas humbjes nga Prishtina e Re, teksa tani Bylbyl Sokoli do ta udhëheqë klubin deri në fundin e sezonit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi:
“Bylbyl Sokoli rikthehet si Kryetrajner i FC Malisheva
FC Malisheva njofton opinionin publik se ka arritur marrëveshje me kryetrajnerin e mirënjohur, Prof. Bylbyl Sokoli, i cili do ta drejtojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.
Profesori rikthehet në Malishevë, tani për objektiva edhe më të larta, të cilat shpresojmë se do t’i arrijmë bashkërisht.
FC Malisheva i uron Prof. Bylbyl Sokolit mirëseardhje në shtëpi, duke i dëshiruar sa më shumë suksese dhe arritjen e objektivit tonë të përbashkët.
Besojmë se ky rrugëtim do të jetë i suksesshëm për të gjithë, familjen tonë sportive – FC Malisheva!
Mirë se vjen, Profesor”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


