Skuadra e Ferizajit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Bujar Shabanin.
Mesfushori Bujar Shabani i cili ishte pjesë e Dukagjinit në edicionin e kaluar, ka vendosur që të largohet nga ekipi nga Klina dhe të kalojë tek ekipi i Ferizajit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai ka nënshkuar kontratë një vjeçare me Ferizajin.
Ja njoftimi i klubit:
“Klubi jonë vazhdon me përforcime të tjera! Mesfushori i mirënjohur Bujar Shabani sot ka nënshkruar kontratën me klubin tonë. Shabani pas një sezoni shumë të mirë me KF Dukagjinin, ka vendosur që sezonin 2022/23 të jetë pjesë e klubit tonë”, shkruan Ferizaj.
/GazetaBlic Sport


